E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilanova: Mundemi edhe pa Valdesin

Tito Vilanova ka thënë se e respekton vendimin e Victor Valdes për të mos e vazhduar kontratën me Barcelonën. Vilanova tha se është vendimi i tij i fundit dhe se duhet të mendoj alternativa tjera.

"Kam biseduar me Valdes por kjo është një bisedë private me të. Vendimi i tij është i fundit dhe ne duhet ta respektojmë atë. Ky është profesionalizmi, secili zgjedhë atë që e do. Ne mundemi edhe pa Valdes dhe pa secilin lojtar tjetër. Ai është një futbollist që i ka dhënë shumë Barcelonës por që ne duhet të bëjmë zgjidhjen tjetër për të cilën kemi shumë opsione" deklaroi Vilanova./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›