E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello: Mos e kopjoni Barcën, se s'mundeni

Në një seminar futbollistik që është duke u mbajtur në Angli, Fabio Capello ka mbajtur ligjëratën e tij ku ndër të tjera ka folur edhe për Barcelonën. Strategu i njohur italian i ka këshilluar të gjitha trajnerët evropian që të mos e kopjojnë Barcelonën.

"Më pengon kur shoh ose dëgjoj se dikush dëshiron të kopjoj stilin e lojës të Barcelonës. Barcelonën nuk mund ta kopjoj askush. Ata që një kohë po luajnë futbollin më të bukur dhe më të parezistueshëm në botë.
Stili i lojës së tyre është shkollë në vetë dhe për ta bërë atë duhesh të kesh dy lojtarë si Messi apo Iniesta.
Çka duhet kopjuar te Barcelona është stili i lojës që aplikojnë në mbrojtje. I shikoni ata kur humbasin topin të gjithë shkojnë në presion dhe e fitojnë atë" deklaroi Fabio Capello..Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›