Muller: Faleminderit Messi

Ish sulmuesi legjendar gjerman, Gerd Mueller e ka publikuar një foto me dhuratën e bërë ditë më parë nga Lionel Messi.
Ylli i Barcelonës i dhuroj Gerd Muellerit një fanelë të tij në ceremoninë e mbajtjes së Topit të Artë, të cilën e përcjelli për Karl-Heinz Rummeniggen.
"Unë jam shumë i lumtur dhe krenar për këtë dhuratë të çmueshme. Ai është lojtari më i mirë në botë, faleminderit për respektin e treguar. Të çmoj shumë" deklaroi Mueller në prezantimin e fanelës.
Ishte pikërisht Messi ai që i rrëmbej rekordin legjendarit Mueller për më shumë gola brenda një viti kalendarik./Indeksonline/