Vilanova sot 1 vit u fut në “brisk”

Pikërisht sot është bërë 1 vit që kur Tito Vilanova e pati sfidën më të madhe në jetën e tij kur pas diagnostifikimit me kancer u deshtë të futej në një operacion delikat.
Ndërhyrja kishte zgjatur më shumë se 5 orë ndërsa skeptikë ishin ata që mendonin se ai përsëri do ti rikthehej futbollit. Por nuk kaloj shumë kohë dhe atëbotë asistenti I Pep Guardiolës u rikthye në ndeshjen ndaj Milanit duke gëzuar përkrahjen e skuadrës dhe tifozëve të Barcelonës.
Një vit më pas, Vilanova është një nga trajnerët më të respektuar aktualisht në botë dukë thyer rekordin për startin më të mirë në La Liga./indeksonline/