Maqedonasve iu pengojnë flamujt shqiptarë

I gjithë Çairi ishte zbukuruar sot nën gjyrat kuq e zi, me flamuj kombëtarë dhe me urimin për 100 vjetorin e pavarësisë.
Gjithashtu, për shkak të festës së Ditës së alfabetit shqip, sot nëpër shtylla ishin vendosur edhe flamuri shqiptar dhe ai shtetëror i Maqedonisë.
Maqedonasve iu pengojnë flamujt shqiptarë
Flamuj shqiptarë për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar ishin vendosur në rrugët kryesore të kësaj komune në qytetin e Shkupit.
Por siç shkruajnë mediat maqedonase ky zbukurim me flamuj shqiptar iu pengon shumë maqedonasve.
Sipas ligjit, për të cilin kishte një debat të ashpër dhe kundërshtime, kurse ishte votuar në fillim të mandatit të shumicës aktuale parlamentare, flamuri shtetëror vendoset në institucione, në manifestime se bashku me flamurin e bashkësive etnike e cila numëron më shumë se 50 për qind të popullsisë vendase të ndonjë komune, kurse sipas ligjit flamuri shtetëror duhet të jetë 1/3 më i madh se sa flamuri i bashkësisë etnike.
Në bazë të këtij ligji mediat maqedonase kanë kërkuar nga policia që të ndërmarrë masa me qëllim që t’i dënojë të gjithë ata të cilët nuk e respektojnë këtë ligj.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me zbukurimin e qytetit të Shkupit me flamuj shqiptarë. Ndryshe, të dielën në sallën e sporteve “Boris Trajkovski” do të organizohet manifestimi qëndror në Maqedoni në lidhje me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ku do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës./Indeksonline/