E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët e Bajernit të pamëshirshëm me Sportingun

Mynih - Asnjëherë më parë nuk është regjistruar një rezultat total 12-1 në ndeshjet me sistem vjatje-ardhje në Ligën e Kampioneve. Një gjë të tillë e përmbushi mbrëmë Bajerni i Mynihut, i cili në mënyrë të pamëshirshme thërrmoi Sportingun Lisbonës me rezultatin 7-1. Në ndeshjen e parë skuadra e Jurgen Klismanit arriti të fitonte thellësisht në Lisbonë me rezultatin 5-0.

Goleadën e mbrëmshme e hapi Lukas Podolski në minutën e 8-të. Në të 34-ën futbollisti i përfaqësueses shënon golin e dytë. Për golin e tretë mendon vetë një mbrojtës i Sportingut, Anderson Polga, i cili e dërgon topin në portën e vet me kokë në minutën e 39-të.

Pa mbaruar pjesa e parë, për golin e katërt mendon Zhvainshtaiger duke arritur të kapë pokerin. Pjesa e dytë do të shtonte akoma më shumë dhimbjen e portugezëve, pasi gjermanët shënojnë edhe 3 herë të tjera. Në mintën e 29-të të kësaj pjese golin e pestë e shënon Van Bomel. Miroslav Klose do të shënonte golin e gjashtë në minutën e 37-të të pjesës së dytë nga pika e 11-metërshit.

Golin e nderit për Sportingun e shënon Mutinjo në minutën e 42-të. Një minutë para përfundimit të ndeshjes Tomas Myler do të vuloste rezultatin përfundimtar 7-1.

Bajerni i Mynihut, me 12 golat në total të shënuar në portën e Sportingut, hap një faqe të re në rekordet e Ligës së Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›