Telefonia celulare, më pak e kushtueshme
TIRANE - AKEP ka nisur prej muajsh implementimin e metodologjisë për reduktimin e tarifave të terminimit për kompanitë celulare, i cili do të zgjasi deri në vitin 2013. Sipas të dhënave të marra nga AKEP dhe Ministria e Financave, rezulton se zbatimi i metodologjisë për reduktimin e tarifave të bisedave telefonike dhe mesazheve të shkruara si dhe konkurrenca në këtë treg ka shtuar mundësinë që shqiptarët të kenë një shërbim më pak të kushtueshëm.
Ky fakt vihet re edhe në reduktimin e të ardhurave të kompanive celulare. Gjatë vitit 2010, të ardhurat e katër operatorëve celularë ishin 41.9 miliardë lekë, që përbën një reduktim prej 11% në krahasim me vitin 2009-të, kur të ardhurat ishin 47.2 miliardë lekë. Gjithashtu, në të dhënat për shtatëmujorin e parë të vitit 2011 të Ministrisë së Financave, të ardhurat që buxheti i shtetit ka grumbulluar nga sektori i shërbimeve, ku përfshihen edhe kompanitë celulare, kanë shënuar rënie.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)