Klosi: Kryesia e re e PS do ketë më shumë anëtarë
TIRANE - Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi konfirmoi dje, se kryesia e re e kësaj partie do të ketë një numër më të madh anëtarësh se sa ka aktualisht.
Ende nuk jepet një numër zyrtar, por mësohet se mund të shkojë në 25 të tillë, me të drejtë vote, pa përfshirë këtu edhe një pjesë që janë pa të drejtë vote.
Sipas Klosit, ende nuk ka emra për kryesinë pasi janë ende duke ardhur propozime edhe nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare, ndaj lista do të mbetet e hapur deri në datën 3 dhjetor, kur të zhvillohet Asambleja Kombëtare.
“Do të jetë vota e fshehtë e kësaj asambleje, e cila do të përcaktojë listën përfundimtare që, pastaj do të botohet zyrtarisht në media për anëtarët e kryesisë dhe të sekretariatit”,- tha Klosi, për median.
“Duhet të kemi parasysh se Asambleja ka një numër më të madh anëtarësh dhe kjo jo për të shtuar numrin e kësaj strukture, por për të pasur një përfaqësim më të madh të atyre që zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të pasur gjithashtu edhe një shtrirje më të madhe gjeografike të Asamblesë”,- sqaroi Klosi.
Ndërsa sa i përket emrave të shumëdiskutuar si “rebelë” në PS, Klosi sqaron se: “Kongresi i PS-së dha mesazhe të qarta se PS vlerëson me votë, me kontribute, vlerëson me punë dhe karrierë të gjithë ata që japin vlera dhe ofrojnë kontribute në parti, për të bërë në fund të fundit detyrën kryesore që kjo forcë ka, transformimin e këtij vendi dhe fitoren e pushtetit”.
(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)