E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola: Reali? Emër i madh, por jo në fushë

Barcelona është rikthyer në Spanjë pas turneut amerikan, të cilin e mbylli me sukses duke fituar 2-0 me Klub Amerikën e Meksikës. Golat e Villës dhe Keitës i kanë ngushëlluar disi Kampionët e Europës, që në 2 miqësoret e fundit ata kundër Manchester United dhe Chivasit i kishin humbur. Guardiola mund të marrë edhe një herë tjetër frymë lirisht tani që skuadrës i është bashkuar dhe Leo Messi. Trajneri katalanas u përball me një presion të jashtëzakonshëm pas disfatës me 1-4 me meksikanët, pasi në 14 gusht do të luhet ndeshja e parë e Superkupës kundër Realit në “Bernabeu”.

“Luajtëm një pjesë të parë të mirë, ndërsa në të dytën nuk bëmë shumë ndryshime, sepse doja që t`i ruaja balancat në fushë”, u shpreh Guardiola. 40-vjeçari lavdëroi kushtet atmosferike në “Cowboy Stadium”.


“Ajo që mund të them është se është një nder që kam stërvitur këta lojtarë. Por, më duhet të vlerësoj dhe ata që nuk janë stërvitur me skuadrën e parë. Ju e dini se çfarë mendoj për futbollistët e mi. E njoh gjithashtu dhe kundërshtarin e Superkupës. Duhet të tregojmë shumë kujdes që të mos përsëritet humbja 3-1 me Seviljen vitin e shkuar. I njohim cilësitë e rivalëve. Megjithatë, unë jam i bindur se në fushën e lojës jemi ne për të na pasur frikë”, deklaroi trajneri i Barcelonës, pas rikthimit në Spanjë
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›