Casillas në vend të Mourinhos: Jemi të qetë

Iker Casillas befasisht është paraqitur ne vend të Jose Mourinhos në konferencën për shtyp të Real Madridit. Me urdhër të Jose Mourinhos, kapiteni që nuk u paraqit në El Clasico dha komentet e para pas ndeshjes.
"Ne e dimë që titullin nuk mund ta fitojmë por është moment i mirë për ti gëzuar tifozët tanë. Kjo na jep qetësi për pjesën e mbetur të sezonit. Barcelona nuk ishte më e mirë se Reali. Ekipi ishte i mirë në mbrojtje. Cristiano Ronaldo ishte vendimtar" deklaroj Casillas./Indeksonline/