Miqësoret, ja lista e plotë e 22 lojtarëve

Xhani De Biazi ka bërë publik listën me 22 lojtarë të grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë kundër Katarit më 22 maj në Madrid dhe kundër Iranit më 27 maj në Stamboll.
Tekniku italian surprizon sërish duke afruar në përfaqësuese element të rinj duke nisur që nga porta me Shpëtim Moçkën dhe Etrit Berishën. Pas grumbullimit në ndeshjen miqësore kundër Gjerorgjisë vjen një tjetër ftesë për qendërmbrojtësin e Teutës Tefik Osmani.
Ashtu siç ishte lancuar kohë më parë për herë të parë pjesë e përfaqësueses do të jetë edhe Mërgim Marvaj dhe Mërgim Brahimi.Tashmë pjesë stabël e përfaqësueses është edhe Edgar Cani, autori i golit të parë dhe të vetëm në erën De Biazi.
Kjo është edhe lista e plotë me 22 lojtarë:
1. Shpetim Mocka 20.10.1989 Apollonia
2. Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
3. Orges Shehi 20.09.1977 Skenderbeu
4. Tefik Osmani 08.06.1985 KF Teuta
5. Lorik Cana 27.07.1983 Lazio
6. Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
7. Admir Teli 02.06.1981 Qaraback
8. Franc Veliu 11.11.1988 FK Flamurtari
9. Mergim Mavraj 09.06.1986 Greuther Furth
10. Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
11. Mergim Brahimi 08.08.1992 Grasshopers
12. Ervin Bulku 03.03.1981 AZAL Baku
13. Sabien Lilaj 10.02.1989 Lok. Zagreb
14. Gjergj Muzaka 25.09.1984 Skenderbeu
15. Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
16. Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
17. Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback
18. Elis Bakaj 25.06.1987 Chernomorets
19. Erjon Bogdani 14.04.1977 Siena
20. Edgar Çani 22.07.1989 Polonia Varshava
21. Armando Sadiku 27.05.1991 Locarno
22. Hair Zeqiri 11.10.1988 Rizespor