Vazhdon tentimin për t’i marrë partitë e vogla
Abdullahu përshëndeti thirrjen e LDK-së për unifikimin e partive të djathta dhe shprehu gatishmërinë që të bashkëpunoi ngushtë me LDK-në në realizimin e kësaj nisme.
Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që të ofrojë gjithë përvojën e pasur prej mese 70 vjeçare të PNDSH-së në skenën politike shqiptare. Ai theksoi se e gjithë kryesia e PNDSH-së e përkrahë fuqishëm nismën e LDK-së.
Kryetari Mustafa dhe Kryetari Abdullahu biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe mundësitë për tejkalimin e saj përmes një angazhimi më të fuqishëm të partive të djathta.
Ata përmendën nevojën për thellim të reformës zgjedhore si mundësi për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme.
Kryetari Mustafa vlerësoi lartë përvojën e gjatë dhe kontributin e PNDSH-së dhe veprimtarëve të saj në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare.
Të dy kryetarët shprehën gatishmërinë që të ulen në të ardhmen për të biseduar për konkretizim të bashkëpunimit të dy partive./Kosovapress/