E Diel, 1 Nëntor 2026

Vilma Premti lirohet nga detyra e zv/ministres së Jashtme

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vilma Premti mbante postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej 15 tetorit 2025, pas një eksperience pune 22 vjeçare në administratën publike dhe sektorin bankar.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›