E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virginia Wolf premiere ne TK

Eshte shfaqur ne Teatrin Kombetar premiera “Kush ka frike nga Virginia Woolf”, me regji te Kushtrim Bekteshit, nen interpretimin e aktoreve Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Helidon Fino dhe Eftiola Lacka.
Megjithese ne forme shume te mire artistikisht dhe fizikisht, Eva Alikaj nuk u duk entuziaste per lojen e saj ne fund te shfaqes. Thuhet se njerezit kerkues nuk kenaqen kurre nga vetvetja, e per aq kohe sa kjo ndikon pozitivisht ne nivelin e aktrimit, aq me mire per publikun, me te cilin Eva Alikaj duket te ndjehet mire, nderkohe qe eshte ne skene. “Kush ka frike nga Virginia Woolf” trajton problemet e nje cifti, arratisjen nga realiteti dhe ne fund perballjen me te. Kjo shfaqje do te jete ne skenen e TK deri me date 200 dhejtor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›