E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virginia Woolf rikthehet ne Teatrin Kombetar

Shfaqja

Kush ka frike nga Virginia Woolf eshte pjesa e repertorit qe rikthehet ne Teatrin Kombetar ne datat 1 2 dhe 3 tetor ora 19.00. Kjo veper e vene ne skene nga Kushtrim Bekteshi regjisori i ri nga Maqedonia u shfaq vetem pak dite per publikun e kryeqytetit ne ditet e fundit te dhjetorit. Vepra e njohur e dramaturgut amerikan Edward Albee bashkoi ne interpretim aktoret Eva Alikaj Viktor Zhusti Helidon Fino dhe Eftiola Lacka. Titulli i drames nuk ka te beje fare me autoren angleze Virginia Woolf e njohur per idete e saj ne lidhje me emancipimin e gruas ne jeten shoqerore. Drama trajton gruan ne pergjithesi ne mjedisin e saj familjar ne lufte me problemet e perditshme ne raport me bashkeshortin dhe dyshimet qe lindin ne kete marredhenie. Une nuk synoj asnjehere te sjell mesazhe me shfaqjet e mia mua me intereson te percaktoj diagnozen e gjendjes se shoqerise ne kohen qe po jetojme dhe kjo shfaqje e percakton ate diagnoze. Vete shfaqja dhe teksti komunikojne me publikun nje sere mesazhesh qe secili i sheh ne menyre personale ne te ka thene regjisori per shfaqjen. Regjisori Kushtrim Bekteshi nxenes i Unkovskit u prit mire ne punen e tij te pare me Teatrin Kombetar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›