E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat dhe helmimet, 110 raste ne dite ne infektiv

Spitali infektiv duket se eshte me i mbipopulluari keto dite per shkak te virozave dhe helmimeve per shkak te temperaturave te larta. Mjeket pohojne se numri i rasteve ka ardhur duke u shtuar gjate ketyre diteve per shkak te nje viroze misterioze e cila eshte duke qarkulluar kudo.
Rastet
Temperaturat e nxehta te stines se veres stimulojne flukset e pacienteve ne urgjenca. Pacientet paraqiten me temperature te larte, shqetesime gastro-intestinale dhe helmime.
Ne spitalin infektiv ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne kryeqytet, vijne mesatarisht ne dite rreth 100 -110 raste ne dite, ku shumica e tyre kane diarre, temperature, te vjella dhe humbje lengjesh. Doktori infeksionit, Arjan Harxhi pohon se pergjithesi te moshuarit dhe femijet, jane me te prekurit nga virozat. “Gjate ketyre diteve kemi nje fluks te pacienteve te cilet kerkojne ndihme mjekesore per shkak te virozave dhe helmimeve. Persa i perket virozes ajo eshte perhapur nga nje virus i cili shkakton te vjella, diarre dhe ne disa raste edhe temperature” ka pohuar Harxhi. Sipas tij, larja e duarve, ruajtja e produkteve ne vende te fresketa, marrja e sa me shume lengjeve jane shume te rendesishme ne parandalimin e helmimeve. Nderkaq nese nje individ ka simptomat e diarrese, temperature te larte, te vjella humbje te lengjeve, duhet qe ai te paraqitet menjehere tek mjeku, per te marre mjekimin e duhur.
Moti
Periudha kohore nga viti 2000 deri ne 2009, eshte periudha ku jane regjistruar temperaturat me te larta ne mbare boten qe nga viti 1880, i cili ne fakt eshte edhe momenti kur kane nisur te maten zyrtarisht temperaturat. Lajmi eshte bere me dijeni nga nje studim i Agjencise Amerikane te Studimit te Oqeaneve dhe Atmosferes, sipas te cilit, ngrohja globale mbetet nje fenomen kercenues per te ardhmen e njerezimit, nese u referohemi shifrave progresive gjithmone ne rritje nga viti ne vit per temperaturat e larta. Konkretisht, duke e krahasuar dekaden e pare te shekullit XXI me vitet e shekullit XX, studimi pohon se asgje nuk mund te krahasohet me ritmin e pershpejtuar te rritjes se temperaturave kohet e fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›