E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafi shendetesor dhurime ne menyre periodike

Dhurimi vullnetar i gjakut nga personeli shendetesor do te vazhdoje deri ne mesin e muajit shtator. Plani qe ka ndermarre Ministria e Shendetesise per sigurimin e gjakut ne sezonin e veres, i cili ka qene problematik ne vitet e meparshme, ka siguruar rezerva te mjaftueshme, por nderkohe jane perballuar dhe te gjitha nevojat qe kane pasur spitalet pasi dhe numri i aksidenteve ka qene i larte ne kete periudhe. “Fushata do te vijoje deri ne mesin e muajit shtator, kohe ne te cilen nis te rritet dhurimi vullnetar per shkak te rifillimit te aktiviteteve pas pushimeve te sezonit veror” thote zedhenesja e Ministrise se Shendetesise Alisa Demollari. Aktualisht ne Tirane, ka dhuruar gjak personeli i ministrise se Shendetesise dhe ai i Institutit te Shendetit Publik. Nderkohe qe ne muajt ne vijim pritet te dhurojne gjak personeli shendetesor ne Durres, Vlore, Gjirokaster e Fier. Aktualisht nevojat jane 40 dhurime vullnetare gjaku per 1.000 banore, por ne nuk i kapercejme 20 dhurime per 1000 banore. Problematike situata mbetet per ate grup gjaku qe eshte i rralle. Krijimi i rezervave per keto lloje grupesh eshte tejet e veshtire. Per pacientet qe kryejne operacione dhe kane grupe te rralla gjaku, nuk mund te gjenden rezerva. Tradita per sigurimin e gjakut nga dhuruesit me pagese behet pavaresisht grupit te gjakut pa u dhene nje prioritet grupeve te rralla, ndonese dihet qe keto grupe nuk mund te gjenden ne momentet e domosdoshme. Vendi yne mbetet nje nga vendet me tradite te ulet, per sa i perket dhurimit vullnetar te gjakut. Per te plotesuar nevojat me gjak, duhen te pakten 35 mije te tilla, pa llogaritur ketu nenproduktet e tij. Te dhenat aktuale tregojne se dhurimet e gjakut me pagese kane rene ndjeshem, krahasuar me vitet e meparshme. Nese tri vite me pare, Tirana plotesonte 50 per qind te nevojave me dhenes me pagese, sot ka me pak se 10% dhenie me pagese dhe pjesa tjeter nga dhurime familjare e vullnetare.
Ku mund te dhuroni gjak
Dhurimi i gjakut mund te kryhet prane cdo banke gjaku ne spitalet e QSUT, Spitalit Ushtarak, maternitete apo prane QKTGJ ne Laprake, si edhe cdo te premte tek parku "Rinia". Ne kete thirrje publike, per te dhuruar gjak perfaqesues te Ministrise se Shendetesise kane saktesuar se, nuk eshte nevoja per te perhapur panik. "Kjo eshte nje thirrje sensibilizuese, per te gjitha ata persona te shendetshem, te cilet duhet te bejne kete veprim humanitar per ata njerez te semure qe kane nevoje per gjak", jane shprehur specialistet. Sipas ministrise, ne 2010 eshte parashikuar edhe ne strategjine e dhurimit te gjakut te sigurt, nderprerja e plote e dhurimit me pagese te tij. Por teksa kreret e shendetesise shpresojne te arrijne kete objektiv, realiteti flet ndryshe. Ende shitesit e gjakut mbeten kategoria kryesore qe ploteson nevojat per gjak ne rang vendi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›