Fitimi neto shkon në 214.7 milionë euro
27/08/2009 Rezultatet për gjysmën e parë të vitit 2009
“Alpha Bank” në Greqi shpalli të martën, më 6 gusht, rezultatet për gjysmën e vitit 2009, duke raportuar 214.7 milionë euro fitime neto.
Yannis S. Costopoulos, drejtor i grupit, deklaroi: “Në çerekun e dytë të këtij viti kemi vënë re shenja të rritjes së stabilitetit në kushtet e mikroekonomisë, pas një periudhe pasigurie të konsiderueshme. Fokusi ynë mbetet menaxhimi i kujdesshëm i bilancit tonë. Modeli ynë i biznesit, i cili i përket një cikli të kreditit elastik, sjell një grup shumë të fortë fitimesh dhe rrit në mënyrë të konsiderueshme treguesit tanë të kapitalit në kushtet e tregut të sotëm. Përmirësimi i kapacitetit tonë të fitimit, i shoqëruar me menaxhimin vigjilent të cilësisë së kreditit, do të lejojë rritjen e fleksibilitetit në menaxhimin e biznesit tonë për të shkuar përpara. Veçanërisht për Shqipërinë, ku “Alpha Bank” shënon një dekadë prezencë në treg, operacionet tona sollën 4.1 milionë euro përfitime për këtë periudhë. Portofoli i kredive u rrit me 9.3 % në çdo 3 mujor në 518 milionë euro, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, ku ne kryesojmë financimin e projekteve të caktuara në infrastrukturë. Depozitat në bankën tonë arritën vlerën 396 milionë euro, ose 6% më shumë se viti i kaluar.
Mantzounis, drejtori i “Alpha Bank”, deklaroi: “Në këtë ambient kompleks operues “Alpha Bank” ka forcuar bilancin e saj. Ne kemi rritur nivelin e likuiditetit dhe kapitalit tonë, si dhe kemi rritur konsiderueshëm rezervat për të zbutur përkeqësimin e parashikuar të cilësisë së aktiveve. Menaxhimi ynë vazhdon të marrë masa për të përmirësuar kapacitetin tonë të fitimit përmes rregullimit të riskut të çmimit si dhe të veprimeve për kontrollin e kostos. Veçanërisht inkurajuese është hyrja në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Kjo ishte evidencë nga transaksioni ynë i fundit i pagarantuar i një financimi prej 500 milionë euro, i cili ishte një hap i parë në diversifikimin e fondeve tona me shumicë, larg nga skema e qeverisë për likuiditetin.”