Virozat e stines si te kujdesemi per femijet
Keto dite te paqendrueshme te motit dhe temperaturave femijet kane qene me te predispozuar te kene probleme me shendetin e tyre. Por si duhet qe te kujdesemi per shendetin e tyre Specialisti Fadil Brazhda mjek i Sherbimit te Urgjences se Elbasanit sqaron per Standard kujdesjen qe duhet treguar per femijet
Femijet jane grupimi i pare me i rrezikuar gjate muajve te veres per shkak te ndryshimit te temperaturave dhe paqendrueshmerine e motit. Mjeket sugjerojne kujdes te vecante per grupmoshat e vogla pasi ato jane me te ekspozuarat ndaj virozave stinore.
Doktor Fadil Brazhda mjek ne spitalin e Elbasanit duke qene se ka patur dhe eksperiencen e ish-drejtuesit te Shendetit Publik i rekomandon prinderve te femijeve te kene kujdes me temperaturen qe shihet si edhe elementi me rrezikshem i cili e le femijen me pasoja te renda per tere jeten keshtu qe temperatura duhet te kontrollohet dhe ti jepen shurupet paracetamol dhe supostet perkatese.
Shurupet dhe supostet duhet ti mbajne ne shtepi ne ate kutine e ndihmes se pare apo ne frigorifer cdo familje me femije sipas tij por gjithashtu edhe ambientet publike si cerdhet kopshtet duhet ti kene keto rezerva per cdo situate.
Se dyti nuk duhet neglizhuar efekti i menjehershem ne rastin e temperaturave te larta per ti bere nje banjo me uje te vaket femijes pasi sa ta sjelle ne Sherbimin e urgjences prindi i cili mendon se do gjeje sherim te menjehershem gjendja rruges do te perkeqesohet. Pasi eshte vetem psikologjike fakti i te ardhurit menjehere kur femija shfaq temperature dhe mire eshte qe ndihmen e pare ia jep prindi i cili po te jete i kujdesshem edhe ne dhenien e shurupit paracetamol nje here ne kater ore ose supostet nese shurupi nuk i ben efekt apo kompresat me uje atehere ndoshta gjendja mund te vihet nen kontroll edhe ne kushte shtepiake. Kurse tek mjeku i familjes mund te shkohet pasi eshte provuar mjekimi me keto ndihma qe thame me siper - tha z. Brazhda.
Sipas specialistit Brazhda duhet patur parasysh me dhenien e antibiotikeve ku shume prinder abuzojne rende me femijet e tyre duke shkuar tek farmacisti duke anashkaluar mjekun e familjes dhe keshtu i japin antibiotike femijes kur ai eshte ne nje gjendje virale pra kur nuk ka arritur gjendja e bronkopneumonise apo te crregullimeve te sistemit digjestinal pra te tretjes si dhe diarrete. Ka madje raste qe prinderit shkojne edhe ne spital pasi e kane marre me koken e tyre antibiotikun ne farmaci dhe kjo eshte me paradoksalja dhe sigurisht mund te kene marre ate te gabuarin duke rrezikuar keshtu edhe shendetin e femijes.
Femijet keshillat e mjekeve per ti mbajtur larg virozave
Nderrimi i klimes dhe luhatjet e temperaturave jane dy nder faktoret kryesore qe shkaktojne virozat e stines. Mjeket pediater shpjegojne se cilat jane virozat qe kercenojne me teper femijet gjate kesaj periudhe dhe si mund te parandalohen dhe trajtohen ato. Sipas mjekeve virozat qe qarkullojne ne ambient jane te shumta. Ndryshimet e kushteve atmosferike krijojne terren te pershtatshem te aktivizohen te shumohen dhe te behen patogjene per organizimin e njeriut. Fakti qe femijet kane sistemit imunitar te dobet i ben te jene te predispozuar te shfaqin probleme. Por virozat qe qarkullojne me teper ne kete periudhe te vitit jane virozat e gripit Influenza Flu e shkaktuar nga virusi i influences dhe Cold e shkaktuar nga Rhinoviruset. Influenca eshte nje semundje qe shkaktohet nga viruset qe prekin sistemin e frymemarrjes traktin respirator dhe karakterizohet nga temperatura e larte dhimbje koke dhe inflamacione te membranave te mukozes se rrugeve respiratore. Virusi i influences ne krahasim me ate te Common Cold eshte me teper agresiv si ne shfaqjen e shenjave te semundjes ashtu dhe ne vdekshmeri. Virusi i influences eshte izoluar ne vitin 1933 dhe para ketij viti ka pasur epidemi te renda vdekjeprurese. Njekohesisht njihet dhe pandemia nga ky lloj virusi. Virusi i influences ndahet ne tre tipa A B dhe C. Tipi A dhe B jane pak a shume te njejta ne veprimet e tyre si shkaktare te epidemive dhe vdekshmerise ndersa tipi C nuk ka agresivitetin e tipit A dhe B dhe shkakton vetem endemi sporadike.
Femijet e semure me grip duhet te bejne nje kontroll te vazhdueshem tek mjeku i familjes. Rekomandohet qe femija te kontrollohet te pakten cdo dy dite ne menyre qe mjeku te vleresoje nese femija ka ose jo ndonje komplikacion bakterial. Ne keto raste mjeku duhet te vleresoje nese duhet perdorimi i antibiotikeve apo jo. Nje keshille tjeter e vlefshme eshte qe gjate kontrolleve mjekesore te femijes me grip eshte mire te mos nderrohet mjeku.
Mjeku qe e ka vizituar diten e pare duhet ta ndjeke deri ne sherimin e plote.
40-50 raste te shtruara
Nga virozat gjendja e pacienteve te vegjel kalon ne temperatura te larta crregullime te sistemit gastronomo- intensinal si dhe ftohje ose bronkopneumoni. Ne fakt sipas shkalleve te hierarkise femijet duhet te vine me rekomandim nga mjeku i lagjes tek specialisti i pediatrise por ka edhe raste kur futen per vizite direkt ata qe jane raste te urgjences ku temperatura eshte shume e larte dhe marrin mjekimin nga infermieret e Sherbimit te Urgjences te shoqeruar dhe me serume.
Sipas mjekut Brazhda shumica e rasteve jane trajtuar me mjekimet e dhena nga doktoret dhe me pas i kane vazhduar kurat ne shtepi kurse gjate ketyre diteve ka patur tek 5-6 raste fluks shtrimesh ne dite kur shikohet qe gjendja e femijes eshte e renduar ku predominojne problemet me rruget e frymemarrjes si dhe crregullime te renda te sistemit digjestiv si diarre te vjella si dhe temperature e vazhdueshme. Edhe ne rastet kur femijet nuk kane patur permiresime ne mjekimin ne shtepi pas dy tre ditesh kane ardhur dhe jane shtruar ne kete pavijon per te marre nje mjekim spitalor me profesional. Fatmiresisht ne kete pavijon nuk ka patur raste te shkalles se rende per tu cuar ne Tirane ku jane rastet e encefalitit dhe meningjitit ku temperaturat e larta kane lene pasoja te renda tek femija.