E Diel, 1 Nëntor 2026

Krocera Arion anija e katert turistike qe nga fillimi i sezonit

style=positionrelativez-index2>

Mbi 260 turiste nga vende te ndryshme te botes kane mberritur sot paradite me anije turistike ne portin detar te Durresit. Krocera Arion me 262 turiste kryesisht nga Franca Zvicra dhe SHBA mberriti ne Durres nga porti i Kotorrit Mali i Zi ne kuader te nje turi mesdhetar 10-ditor. Arion eshte anija e katert turistike qe mberrin ne portin detar qe nga fillimi i ketij sezoni. Anija Kristina Katerina eshte ankoruar dy here te tjera ne Durres ndersa ne fund te muajit prill ne portin detar mberriti edhe anija turistike Island sky. Sipas te dhenave te APD Arion me rreth 3 mije turiste gjithsej pritet te vizitoje portin e Durresit edhe 11 here te tjera deri ne tetor te ketij viti. Gjate vitit te kaluar kjo anije ka vizituar bregdetin e Shqiperise 18 here radhazi. Krocera Arion eshte ankoruar ne kalaten 4 te portit prane hyrjes kryesore ku qe prej disa vitesh nen kujdesin e APD eshte krijuar hapesira e pershtatshme per levizjen normale te automjeteve dhe kalimtareve. Turistet te ndare ne grupe udhetuan me autobuse ne drejtim te qyteteve te Tiranes dhe Krujes ndersa mjaft te tjere preferuan te qendrojne ne Durres per te vizituar muzeun arkeologjik dhe ne amfiteatrin antik te qytetit. Anija turistike do te largohet nga porti i Durresit neser ne mbremje.

A. Ajazi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›