E Diel, 1 Nëntor 2026

Virozat, fuks të fëmijëve në spital

Ndryshimi i klimës ka mbushur dhomat e spitaleve me fëmijë. Sipas mjekëve pediatër kjo stinë sjellë edhe virozat më të mëdha të cilat në të shumtën e rasteve prekin fëmijët. Në një intervistë për televizionin "Ora News" pediatrja Dhurata Meta është shprehur se prindërit duhet t'i çojnë fëmijët në vizitë sapo të konstatojnë shenjat e para të gripit dhe jo të lënë që sëmundja të përparojë.
Disa nga simptomat e gripit të stinës janë bllokim i rrugëvë të frymëmarrjes, bark të vjedha dhe në raste të rralla me temperature. Ka raste që fëmijët kanë marrë këshillat nga mjeku dhe janë larguar por shumë prej tyre kanë qenë të detyruar të qëndrojnë për disa ditë të shtruar në spital.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›