Shkelja e Kodit zgjedhor në Kosovë, LDK: KQZ të reagojë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar ngutësisht nga Komisioni Zgjedhorë për Ankesa dhe parashtresa që si autoritet i vetëm ligjor të marrë masa për të gjitha partitë politike që kanë shkelur kodin elektoral.
Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se ky autoritet duhet t'u dëshmojë qytetarëve të Kosovës se është i pavarur dhe i pandikuar nga asnjë parti politike. Haziri ka thënë se tashmë dihet se cilat janë ato parti që kanë shkelur ligjin, duke transmetuar madje edhe reklamë televizive.
Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 15 nëntorit do të ketë numri 77. Nënkryetari Haziri ka potencuar se LDK-ë do t'i dëshmojë vetes dhe qytetarëve se është më e mira dhe se në Kosovë ka siguri stabilitet dhe së në këtë vend funksionon ligji.