E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, 1850 biznese janë pajisur me kasa fiskale

Zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave thonë se gjatë muajve të parë të këtij viti parashikohet që edhe 1350 subjekte të biznesit të vogël,  të cilët kanë detyrimin për instalimin e pajisjeve fiskale dhe kanë bërë pagesën e blerjes së saj, do të rimbursohen në masën 44 mijë leke, bazuar në ligjin nr 10354.
  
Gjithashtu, edhe bizneset që operojnë në fushën e transportit dhe që janë pajisur me taksimetër do të rimbursohen  për blerjen e taksimeterit në masën 30 mijë lekë.              
  
Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave në Elbasan këtë vit ka nisur të ofrojë ndihmën e saj për të gjithë tatimpaguesit, për të realizuar përfundimisht procesin e pajisjes së biznesit të vogël me kasa fiskale. /start/

                                                                                             2011-01-16 11:50
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›