E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, Brazili i pari në listën e viktimave

Brazili mban vendin e parë në bote për numrin e viktimave të shkaktuara nga virusi i frikshëm, A/H1N1. Shteti i Amerikës së Jugut ka humbur deri tani 557 jetë njerëzish si pasojë e infektimit nga gripi i derrit, pavarësisht masave teë marra nga qeveria. Të dhënat janë publikuar në një komunikatë zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky numër e kalon atë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në 20 gusht numëronte 552 viktima sipas një raporti të qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Një tjetër vend problematik është edhe Britania, e cila mban vendin e parë për numrin e të infektuarve në të gjithë Bashkimin Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›