SHBA, 90 mijë njerëz mund të vdesin nga AH1N1
Kjo është një shifër tepër e lartë krahasuar me 30 – 40 mijë vdekje që ndodhin këtu çdo vit për shkak të gripit të zakonshëm.
Në raportin e Këshillit të Këshilltarëve të Presidentit për Shkencën dhe Teknologjinë, thuhet se virusi AH1N1 mund të prekë rreth gjysmën e popullsisë së Amerikës. Studimi i publikuar dje i bën thirrje qeverisë ta përshpejtojë përgatitjen e një vaksine, që t’u shpërndahet njerëzve më të rrezikuar.
Sekretarja amerikane e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Katlin Sibelius thotë se kompanitë e ilaçeve kanë filluar testimet e vaksinave për gripin e derrit tek fëmijët. Ajo thotë se nëse programi i testimeve vazhdon me këtë ritëm, deri në mesin e tetorit do të ketë një vaksinë për gripin AH1N1.
start/voa