E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës

Këshilli bashkiak i Tiranës në mbledhjen e rradhës pas shumë debatesh ka vendosur të shtyjë për mbledhjen e ardhshme diskutimin ne lidhje me projekt vendim:"Për miratimin e termave kryesore të kontratave konçesionare mbi parkimet nëntokësore në parkun "Rinia" dhe sheshin "Italia", Tiranë". Kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës Sokol Dervishaj rekomandoi që diskutimi për parkimet nëntokësore të shtyhet për për mbledhjen e ardhshme pasi sipas tij prezenca e anëtarëve të këshillit është e ulët dhe se kjo çështje kërkon një pjesëmarrje më të madhe.
Ndërkohë në mbledhje eshtë diskutar edhe për p/vendim:"Për miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit të Buxhetit afat-mesëm për periudhën 2010-2012". Por debatet mes kryetarit të seancës dhe njërit prej antarëve të këshillit ka bërë që Dervishaj të mbyllë mbledhjen duke e shtyrë për në dhjetor.
Në mbledhjen e datës 29 nëntor ishin planifikuar për t'u diskutuar shtatë projekt vendime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›