E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drucas: S'ka BE për Maqedoninë pa u zgjidhur çështja e emrit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimtris Drucas ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e Athinës, se pa zgjidhjen e kontestit të emrit Maqedonia nuk mund të filloje negociatat për anëtarësimin në BE.
"Dëshirojmë të jemi të qartë se nuk mund të ketë fillim të negociatave për aderim në BE pa zgjidhjen paraprake të çështjes së emrit", ka deklaruar Drucas në një intervisteë për mediat franceze.
Ai ka theksuar se zgjidhja e pranueshme për Athinën është një emër i përbërë me përcaktim gjeografik, që të përdoret nga të gjithë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›