Virusi /H1N1, ulet interesi për vaksinën nga qytetarët

Edhe pse bluzat e bardha kanë bërë apel që vaksina kundër virusit A/H1N1 të kryhet nga të gjithë personat që janë të rrezikuar, pasi ajo nuk ka efekte anësore të rrezikshme, siç duket qytetarët e Tiranës nuk janë shumë të interesuar ta bëjnë këtë vaksinë.
Pas një vëzhgimi nëpër qëndrat shëndetësore të kryeqytetit, vihet re se numri i personave të vaksinuar ka qenë shumë i ulët.
Të intervistuar nga mikrofoni i RTV "Ora Neës", një numër i madh i qytetarëve janë shprehur se nuk kanë vendosur akoma ta bëjnë vaksinën kundër gripit të derrit, ku një ndër arsyet kryesore është frika nga efektet anësore që mund të shkaktojë ajo.
Megjithatë sipas bluzave të bardha vaksina kundër gripit të derrit nuk rekomandohet për alergjikët nga veza dhe ata që janë të prekur tashmë nga virusi i gripit apo kanë shenja të ngjashme me të.