E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran/Policia sulmon ndërtesën e agjencisë së lajmeve Isna

Irani vazhdon të kalojë një periudhë të turbullt për shkak të protestave të vazhdueshme nga opozitarët që pas zgjedhjeve presidentciale. Edhe gjatë ditëve të fundit të këtij viti, përplasjet dhe incidentet nuk ndalen në shtetin islamik. Sipas mediave, policia ka sulmuar ndërtesën e agjencisë së lajmeve Isna, në të cilën mendohej se ishin strehuar disa anëtarë të opozitës.
Lajmin e bën të ditur faqja Jeras në internet, sipas së cilës, policia ka gjuajtur me armë dhe ka dhunuar me shkopinj gome disa protestues opozitarë. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa agjencia e lajmeve Isna nuk ka bërë ende asnjë koment.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›