Virusi herpes kuron pacientët nga kanceri

Londër, 2 gusht - Doktorët deklarojnë se kanë përdorur një virus herpes, të krijuar gjenetikisht, për të mjekuar me sukses pacientët me kancer në kokë dhe në qafë.
Një eksperiment i spitalit të Londrës me 17 pacientë solli në përfundimin se përdorimi i virusit gjatë procesit të kimioterapisë dhe radioterapisë ndihmon në vrasjen e tumoreve.
Virusi funksionon duke depërtuar në qelizat e kancerit, duke i vrarë ato nga brenda, si dhe duke forcuar sistemin imunitar të pacientëve, transmeton TCH.
Eksperimente të reja janë planifikuar të kryhen më vonë gjatë vitit. Kanceri i kokës dhe i qafës, që përfshin edhe atë të gojës, gjuhës dhe gurmazit, prek çdo vit rreth 8 mijë persona vetëm në Britaninë e Madhe.