E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi i Nilit, edhe vendi ynë i kërcënuar

Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore në MSH janë shpërndarë udhëzime në të gjitha qendrat shëndetësore për virusin. Është i rrezikshëm


Virusi i Nilit i cili u shfaq në Greqi ka alarmuar Ministrinë e Shëndetësisë sepse edhe vendi ynë mund të jetë i kërcënuar nga ky virus. Të gjitha qendrat shëndetësore sidomos ato që janë afër zonave kufitare me Greqinë kanë marrë udhëtime nga dikasteri i Shëndetësisë për virusin.


Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero njëherësh edhe infektolog shpjegon mbi rrezikun e virusit dhe mënyra se si transmetohet ai.


Virusi


Kemi bërë një udhëzim për të gjitha drejtoritë e shëndetit publik në rrethe, që nëse në këtë periudhë dikush paraqet simptoma të dyshuara, duhet shikuar mundësia e një meningjiti me origjinë virale. Kështu u shpreh Pipero duke shpjeguar se transmetimi i këtij virusi bëhet përmes mushkonjave ndaj dhe këtë alarm duhet ta sjellim në vëmendje të opinionit publik.


"Burim infeksioni janë zogjtë e infektuar, jo njerëzit e sëmurë, të cilët nuk përbëjnë rrezik për të tjerët",-deklaron Pipero duke shpjeguar se transmetimi i virusit nuk kalon nga njeriu tek njeriu çka do të thotë se njerëzit e infektuar nuk përbëjnë rrezik për askënd. Sipas tij virusi është shumë i rrezikshme sidomos për pacientët që mund të kenë meningjit pasi virusi godet rëndë dhe mund tu shkaktojë edhe vdekjen.


Shenjat


Simptomat e virusit të Nilit janë të ngjashme me gripin por në shumicën e rasteve nuk shfaq asnjë shenjë. Sipas Piperos, shfaqja e këtij virusi në Europë, përvç strukturave të shëndetësisë duhet t'u tërheqë vëmendjen qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos neglizhojnë simptomat e para, pasi në një stad më të avancuar virusi mund të hyjë direkt në sistemin nervor duke ndikuar në tru dhe shtyllën kurrizore. Por ka edhe raste kur virusi nuk shfaq simptoma dhe atëherë është më i rrezikshëm.


Nëse goditja në tru vazhdon, atëherë pacienti mund të humbë kujtesën dhe shfaq vështirësi në të folur. Ndërsa nëse sëmundja nuk trajtohet, atëherë ajo shkakton bllokim të frymëmarrjes deri në gjendje kome. Ndërkohë ajo çka e bënë shumë problematike situatën është fakti se ky virus nuk ka një mjekim të vçantë.


"Duhet të dini se as vaksinë nuk ekziston kundra këtij virusi, madje as mjekimin nuk e ka specifik ndaj dhe e bën virusin disi problematik. Megjithatë mund të them se në vendin tonë ende nuk është shfaqur por kujdesi duhet të jetë maksimal", -thekson Pipero. Ndërkohë ai theksoi se për fat të mirë analizat e virusit mund të realizohen në Institutin e Shëndetit Publik çka do të thotë se ekzistojnë mundësitë për ta verifikuar atë.


Çfarë është virusi i Nilit

Virusi Nilit , është shfaqur në vitin 1937, përhapet nga mushkonjat tek njerëzit dhe jo nga njeriu tek njeriu. Rastet e para janë zbuluar në dhe rastet e para janë zbuluar ne Ugandë. Virusi i Nilit transportohet nga zogjtë dhe transmetohet gjithnjë nga njeriu tek njeriu, vetëm nëpërmjet pickimit nga mushkonjat e infektuara.


Rastet lidhen me rritjen e madhe të temperaturave si dhe numrin e madh të mushkonjave. 20% e të infektuarve shfaqin shenja të gripit të zakonshëm si temperaturë dhe dhimbje muskujsh, ndërsa 80% nuk shfaqin asnjë simptomë.


Por ky virus është i rrezikshëm sidomos për grupmoshat mbi 60 vjç, për arsye se në 1 përqind të rasteve shfaqen simptoma neurologjike të rënda si meningjit, encefalit ose infeksione të tjera me frekuencë të lartë dëmtimesh neurologjike. Epidemi të virusit të Nilit Perëndimor janë shfaqur qysh prej vitit 1996 në vendet e BE-së dhe SHBA, ndërsa është hera e parë që sëmundja shfaqet në Greqi.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›