E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim në njësinë nr.5

Tiranë - Kryetari i LSI-se, Ilir Meta zhvilloi një takim me gratë e njësisë nr.5 në Tiranë, anëtare dhe simpatizante të kësaj force politike. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Zv. kryetari Pëllumb Xhufi, nënkryetarja e partisë dhe kryetare e LRI-së, Erisa Xhixho, si dhe të tjerë drejtues të LSI-së.

Në këtë takim u vlerësua puna që po bëjnë gratë e LSI-së në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Të gjithë gratë që folën në këtë takim shprehën besimin e tyre për fitoren në 28 qershor, duke e parë këtë forcë si të vetmen zgjidhje për problemet dhe shqetësimet e tyre.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh: “LSI ka programin më të mirë për punësimin, programin më të qartë, dhe ky është një program që në radhë të parë favorizon gratë dhe vajzat”.

Duke vazhduar më tej, Meta u shpreh se praktikisht LSI po udhëheq fushatën me mendime dhe ide, si përsa i takon bujqësisë, ashtu dhe punësimit.

“Ne thamë se do të hapim 100 mijë vende pune, sepse ne studiuam se si do të hapen këto 100 mijë vende pune. Ne tashmë e kemi shumë të qartë planin sesi do të hapen këto 100 mijë vende pune. Ne kemi programin më të qartë për bujqësinë, sepse duke qenë bujqësia në krizë është në krizë e gjithë ekonomia”’ theksoi Meta.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste Për Integrim premtoi se këto dy ditë del dhe programi i përmbledhur i LSI-së për zgjedhjet, të cilin do ta ketë çdo anëtar dhe çdo simpatizant.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›