Vitali Klitchko në ring në 29 maj

Pas triumfit të Vladimir Klitchkos në arenën e Duseldorfit, në mbrojtje të titullit kampion bote për peshat e rënda, në tre versione, edhe i vëllai Vitali, kampion i botës në versionin VBC është gati për tu ndeshur në mbrojtje të titullit. Ukrainasi ka deklaruar se ndeshja e 29 majit kundër kampionit të Europës, Albert Sosnovski, nuk do të jetë e lehtë.
"Sosnovski është kampioni i Europës dhe ka më tepër eksperiencë në boksin profesionist. Sigurisht, Sosnovski nuk ka një emër të famshëm si Muhammad Ali, por ai është një boksier serioz dhe ndeshja nuk do të jetë e lehtë," deklaroi Klitschko në një konferencë për shtyp në Kiev. 31-vjecari polak, i njohur si “Dragoi', ka një rekord prej 45 fitoresh, nga të cilat 27 me KO, dy humbje dhe një barazim. Sosnovski kishte në program mbrojtjen e titullit kundër kampionit olimpik, Audley Harrison, në Londër në 9 prill, por e anulloi duelin për të patur një shans kundër Vitali Klitschkos.
Dy vëllezërit kanë të drejtën e ndeshjes me kampionin e VBA, David Haye, por Vitali shprehet se ai dhe vëllai i vogël Vladimir do të hedhin një monedhë për të përzgjedhurin. "Pengesa kryesore për mua në këtë ndeshje është Vladimir Klitschko. Ndoshta do të hedhim një monedhë për të vendosur. Por për të zhvilluar këtë ndeshje, Haye më parë duhet të mbrojë titullin kundër Ruiz", përfundoi Klitchko, duke iu referuar ndeshjes që Haye do të zhvillojë në 3 prill kundër John Ruiz.
Eno Skarço < I mëparshmi