Protestat e opozitës, flasin analistët
Strategjia e opozitës për të cuar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes rrëzimit të qeverisë me protesta, vlerësohet si pa sukses nga analistë dhe përfaqësues të shtypit. Andi Tela, Frrok Cupi, dhe Mentor Kikia thonë se protestat nuk do të gjejnë mbështetje të gjerë.
"Opozita tashmë e ka kapur ekstremin e kërkesës së saj, kërkon zgjedhje të parakohshme. Druaj që kryeministri Sali Berisha me karizmën e tij karakteristike do të bindet për zgjedhjet e parakohshme, pasi besoj se dhe një pjesë e shoqërisë mendon që nuk është momenti për zgjedhje të parakohshme. Do të ishte një kosto absolutisht e rëndë, qoftë ekonomike, qoftë sociale, qoftë shoqërore. Megjithatë unë them që protestat, nëse opozita do ti qëndrojë standardit demokratik, i bëjnë mirë si qeverisë ashtu dhe opozitës", thotë analisti Mentor Kikia.
"Nuk e di se sa njerëzit, të themi, do ti përgjigjen kërkesës së Partisë Socialiste për protestat. Varet nga grada e protestave, varet se cfarë kuptojmë me protestë. PS ka anoncuar faktin se do të bëjë protesta në cdo cep të Shqipërisë dhe pastaj protestë përmbledhëse në Tiranë më 20 prill. Por unë jam skeptik për sa i përket mënyrës se si do të reagojë të themi, populli opozitar, populli socialist", u shpreh Andi Tela.
"Unë të them të drejtën nuk besoj se shumë njerëz janë të prekur. Këtu janë të prekut 3-4 vetë që duan të bëhen ministra, kryetari i bashkisë që do patjetër të marrë garancinë se do të jetë kryetar bashkie dhe që tenton të jetë kryeministër me tërë forcat. Një popull i tërë si mund të dalë në rrugë, të kërkojë përmbysjen e qeverisë vetëm se dikush do të marr pushtetin, nuk është motiv", tha Frrok Cupi.
Partia Socialiste ka paralajmëruar një valë protestash për largimin e qeverisë, pas vendimit në Parlament ku maxhoranca votoi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, por pa hapur kutite.
Taulanta Boja < I mëparshmi