Viti 007, Benz-i 007, Celulari 007, dhe Muaji 07!
Gjithmonë 7-a i ka sjellë fat. Kushdo, le të thotë ç`të dojë, por ai jo më kot e ka zgjedhur këtë numër. (Fillimisht në të zezën 97 u lirua nga burgu!!!). Dhe duket se viti që sapo kemi hyrë do të jetë jo pak i mbarë për të. Nuk flasim për horoskopë të shkruar në ndonjë kompiuter të vjetër të ndonjë gazete me faqet e zbrazëta, por për një fakt që tashmë lexohet e zezë mbi të bardhë: Fatos Nano, është kthyer nga pensioni politik! Dhe atë e ka kthyer vetë ai që e nisi atje, Sali Berisha.
Dy emrat më të spikatur, kritikuar, kërcënuar apo edhe dashuruar nga mijëra shqiptarë janë shfaqur sëbashku si në ditët e vjetra. Dhe kjo ka ndodhë kur elita politika shqiptare, kaloi një natë pa gjumë në "kapanonet" e presidentit Alfred Moisiu, duke ngrënë pica, duke gogësitur e sharë, duke shkëmbyer mesazhe mediatike deri në ag! Duket se atë që gjithë kryetarët e partive nuk e zgjidhën dot brenda 10 orësh në presidencë, e zgjidhën dy vetë, Sali Berisha dhe Fatos Nano në nja 10 minuta! Dhe dhanë shumë mesazhe njëherësh!
Në Pallatin e Brigadave, në shtëpinë e Presidentit, që Berisha s`jetoi kurrë, duket se që tani po përgatitet të jetojë Fatos Nano. Dalja e tij pritej, por jo në një mënyrë kaq të hapur, kaq këmbëngulese dhe politikisht spektakolare. Në kohën kur në moshën 53 vjeçare, shumëkush thotë se Nano duhet të merrte "50 mijë lekëshin" nga Berisha, ai ka marrë diçka tjetër me 5-së, një mandat që nuk i duhet ta rinovojë një herë në 6-të!
I duam apo jo këta burra është tjetër punë, i urrejmë apo jo është krejt tjetër. Por në thelb, megjithë gabimet që mund të kenë, ata kanë ditur të dalin nga situatat e pakëndëshme politike që kanë futur vendin në gjendje politike pakëndshmësisht! Sali Berisha dhe Fatos Nano, e mbyllën ligjëratën e tyre të përbashkët e të gjatë me fjalët: do jemi në kontakt! Jo më kot zoti Nano i tha ato fjalë në mes të dy mikrofonave të kryeministrisë (fuqinë e të cilëve jua njeh mirë), pasi 3 televizione, një publik, një kombëtar dhe tjetri lokal lajmesh, po jepnin "për së gjalli" atë që ndodhte atje dhe transmetonte gjithandej që nga Vermoshi, Konispoli, Gruneti, Solana e deri te Di Karlo.
Ata luajtën pjesën e tyre, që lë jashtë loje një qerre me burra, të cilët kanë nisur të mblidhen përnatë te Presidenti, i cili po shfaqet admirueshmërisht në formë për të përballuar ritmet e tyre djaloshare! Duket se Berisha dhe Nano, si pak ditë më parë nga sozitë e tyre të sajuara nga humoristët e Portokallisë, do t`i kumtonin njëri tjetrit: Fatooooos, ky Ediii po e bën lesh arapiiii! Dhe Edi Rama me devizën e tij tashmë të njohur, "o të gjitha, o asgjë" duhet se po anon gjithnjë e më shumë nga kjo e dyta!
Gjithësesi, ndërsa pak ditë më parë të gjithë komentonin se "007" shqiptare po endej në ndonjë Casino Royale andej nga Mali i Zi, ndodhi krejt e kundërta. James Bondi, sido që të jetë, duhet të fitojë. Benz-i 007, po bëhet gati të marrë sërish së shpejti udhën e Pallatit të Brigadave, ndërsa para takimit 10 minutësh me konferencën e madhe pas, që ka qenë edhe më e shikuar se Portokallia, nëpërmjet celularit 007 është vendosur gjithçka.
S`ka më nevojë që ambasadoret simpatike të SHBA dhe Francës të japin takime, e t`i krijojnë dyshes ambjent takimi. Dhe kështu do të vazhdojë, deri sa në muajin 07 të këtij viti, pra në korrik, Presidenti me të vërtetë i respektuar Alfred Moisiu, t`ja dorëzojë çelësin njërit prej njerëzve, i cili u bë sebep që ai kaloi 5 nga vitet e jetës së tij në kolltukun më të lartë të shqiptarëve! Kjo u pa dhe u lexua qartë në ato që u thanë e në ato që u pyetën, të gjitha të tjerat janë thjesht 0, sigurisht pa 7!