Rënia dhe shkëlqimi i shokut Rama!!!
Edi Rama një nga figurat më publike të kohëve të fundit, i njohur fare mirë për dinakërinë e tij në aksionet politike, duket se është vënë në shënjestër të pothuajse të gjithë klasës politike. Sjelljet e kryetarit socialist, të kujtojnë krenarinë që diktatori irakian Sadam Hysein tregoi deri në momentin e fundit kur e dorëzoi atë në litarin e varur. Edi Rama po i përgatitet rënies së madhe por që kërkon që çdo gjëje ti jap fund me nder pa u dorëzuar deri në momentin e fundit.
Përpjekjet e tij për të mos pranuar asnjë lloj konsensusi, nuk mund të jenë gjë tjetër vetëm frika nga fundi që po i vjen karierës së tij. Tashmë është bërë edhe e modës që liderët partiak në momentin që humbasin, dorëzojnë edhe mandatin e tyre. Zotit Rama shumë shpejt ndoshta do ti duhet që të përballet me këtë realitetet nëse pretendon se është ai që tregon. Në të kundërt do të vazhdojë me politikën e tij që nuk pranon humbjen, por do të rifajësoj mazhorancën për manipulim të zgjedhjeve, gjë këtë që do ta tregojë si justifikim të disfatës.
I vetmi person që zoti Rama nuk ka sulmuar hapur, është ish kryeministri dhe paraardhësi i tij në detyrë, Fatos Nano, i cili nëpërkëmbi të gjitha sjelljet e kryetarit aktual socialist, duke i shtrënguar dorën Berishës, duke i premtuar bashkëpunim dhe edhe pse jo hapur duke injoruar me mënyrën më modestë sjelljen politike të liderit të opozitës.
Edi Rama kurrësesi nuk mund të prononcohet kundër Fatos Nanos, pasi vetëm në grupin e tij parlamentar ka të paktën 15 deputetë socialistë që mbështesin ish kryetarin e tyre.
Edi Rama nuk mund të kundërshtojë Nanon, pasi zgjedhja e tij si kryetar partie ishte tepër e mundimshme. Ai u pranua si i tillë vetëm në raundin e dytë pas refuzimit që të deleguarit socialist i bënë në të parin për ta patur shef të selisë rozë. Zoti Rama nuk e ka harruar zgjedhjen e tij si lider i socialistëve të Shqipërisë, pasi u ul në fron pa pëlqimin e vetë tyre, duke kërcënuar në mes të natës se do të krijonte një tjetër parti, gjë kjo që do të shënonte fundit pasarshësve të Partisë së Punës. Vetë socialistët në një moment të tillë për të mos lejuar një parti të tretë (pas LSI-së) në gjirin e tyre, pranuan pa dëshirën e tyre që kryetari i ri të ishte zoti Rama.
Ja pra, edhe vetë zoti Rama tregohet i rezervuar në prononcimet e tij ndaj zotit Nano, pasi i frikësohet elektoratit socialist dhe krijimit të një tjetër partie nën lidershipin e paraardhësit të tij.
Nga ana tjetër, deklaratat e Nanos përkrah Berishës, edhe pse jo të drejpërdrejta, ishin mesazhi më i mirë për mbështetësit e tij, që të mos përfshihen në kaosin që Rama po përgatit për vendin. Zoti Nano, me finesën më të madhe dhe me diplomacinë e tij profesiniste, shtrëngoi dorën e kryeministrit Berisha, duke anashkaluar të gjithë mosmarrëveshjet e mëparshme dhe ndoshta duke i thënë elektoratit të vet që në verën e 2007-ës do të jem presidenti juaj.
Zoti Rama duhet të kuptojë që stili me të cilin ai deklarohet, tashmë është i gabuar dhe nuk funksion më. Ai duhet të kuptojë, që i nevojitet patjetër një imazh maker, por kësaj herë jo më për veshjet apo për paraqitjen nëpër podiume, por për mënyrën se si duhet të flasë. Ai duhet të pranojë realitetin, të pranojë humbjen me sjelljet më fisnike dhe të hap rrugën e opozitës që të përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, pasi vendoret e rradhës janë të humbura. Edhe pse zoti Rama mund të jetë një artist i mirë, kjo nuk do të thotë që ai është një politikan i mirë apo ç’është më e vështira, lider i një nopozite që ka qëndruar në pushtet për 8 vjet me rradhë.
Zoti Rama, nëse dëshiron të jesh i suksseshëm, atëherë ktheu në galeritë e arteve apo në studiot e pikturës. Politika kërkon politikanë dhe jo piktorë!