Mat rreshqitja e dherave le ne qiell te hapur nje familje
Rreshjet e dendura te shiut kane shkaktuar shembjen e nje banese ne Mat duke lene ne qiell te hapur familjaret qe jetonin ne to. Per shkak te rreshqitjes se dherave banesa eshte bere e pabanueshme ndersa fatmiresisht nuk ka patur te lenduar ne njerez.
Mesohet se shtate anetaret e familjes Tusha jane larguar nga banesa ndersa banoret i tremben vazhdimit rreshqitjeve dhe kerkojne ndihmen e nevojshme nga eksperte gjeologe.