E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti 2009, Partizani e Shkumbini më të mirëtPartizani e Shkumbini, me 12 pikë të grumbulluara në pesë javët e zhvilluara në vitin 2009 (18-22), janë dy skuadrat më të mira të momentit, duke lënë pas në renditjen specifike virtuale dy kryesuesit

Partizani e Shkumbini, me 12 pikë të grumbulluara në pesë javët e zhvilluara në vitin 2009 (18-22), janë dy skuadrat më të mira të momentit, duke lënë pas në renditjen specifike virtuale dy kryesuesit aktualë të Kategorisë Superiore, Tiranën e Vllazninë.

Por, nëse “rritja” e Shkumbinit, nuk ndihet shumë mediatikisht, ajo e Partizanit, edhe për shkak të situatës financiare që po kalon skuadra e kuqe, ripërmasohet me një imazh fitimtari sa të teknikut Shpëtim Duro ashtu dhe të grupit të lojtarëve. Partizani është edhe skuadra e fitoreve në transfertë: 2 të tilla, ndaj Bylisit e Elbasanit.

Nëse në 17 javët e para të sezonit 2007-2008 (ato të vitit 2008) Partizani kishte fituar vetëm 2 takime, në pesë ndeshjet e këtij viti ka fituar dyfishin: 4. Shkumbini këtë tregues e ka nga 6 fitore në pjesën e parë të sezonit, tani ndodhet në kuotën 10-të fitoreve.

Ia vlen të theksojmë se “derbin” midis dy skuadrave më të mira të vitit 2009, Shkumbini-Partizani, u fitua 1-0 nga peqinasit në javën e 20-të. Në ndeshjet e fundit, ato të javës së 22-të,m Shkumbini me Flamurtarin në shtëpi, ndërsa Partizani fitoi me Elbasanin në transfertë.

Duke parë ecurinë e ekipeve në pesë javët e para, Vllaznia ka humbur 4 pikë në raport me Tiranën (më të cilën bashkëkryeson me nga 41 pikë), dhe 8 pikë nga 15 të mundshmet. 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje është bilanci i shkodranëve, ku spikat humbja 4-0 me Teutën. Pasoja: vetëlargimi i trajnerit Agim Canaj dhe zëvendësimi i tij me malaziasin Dervish Haxhiosmanoviç.

Tirana e vendit të parë, në pesë javët e para të këtij viti grumbulloi 11 pikë, duke rikuperuar ndjeshëm në raport me Vllazninë. Por edhe pse fitoi bujshëm ndaj Dinamos (4-2) menjëherë pas kthimit nga Antalia e Turqisë, në dy javët e fundit nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi pa gola ndaj Elbasanit e Lushnjës.

Dinamo, aktualisht në drejtimin e Shkëlqim Muçës është në superformë, tri fitore rresht dhe 10 gola të shënuar. Por, në dy javët e para të këtij viti, nën drejtimin e kroatit Zlatko Daliç humbi dy derbit e kryeqytetit: 2-4 me Tiranën (java 18) dhe 1-0 me Partizanin (1-0, java 19). Daliç u largua përmes lotësh. Muça, tri herë kampion si trajner, e ka çuar Dinamon tri pikë larg dyshes kryesuese.

Besa, që e mbylli pjesën e parë të sezonit me 28 pikë në 17 ndeshje, ka mundur të grumbullojë vetëm 4 pikë në 5 ndeshje. Kjo i kushtoi edhe dorëhëqjen ish-trajnerit Ilir Daja, menjëherë pas humbjeve me Tiranën (1-3) e Partizanin (1-0).

Elbasani shpenzoi shuma të mëdha në merkato, duke rekrutuar 7 lojtarë me emër. Asnjë impakt pozitiv. Në pesë javët e para, pesë pikë. Në llogaritë e verdhebluve mungojnë plot 10 pikë. Efekti: shkarkimi i Mirel Josës pas humbjes me Lushnjën (java 19). Pasuesi i tij Faruk Sejdini në tri javët e drejtuar prej tij ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

Flamurtari është skuadra më e varfër në rezultate: vetëm 2 pikë në pesë ndeshje, ose 2 pikë nga 15 të mundshmet (30 për qind të pikëve). Pasoja: shkarkimi i Edmond Liçajt dhe zëvendësimi i tij me Eqerem Memushin. Gjithsesi, vlonjatët janë skuadra e vetme, që nuk ka mundur të fitojë një takim në pesë ndeshjet e para të  vitin 2009.
TRAJNERËT

MË TË MIRËT
Shpëtim Duro (Partizani)    :5 ndeshje, 12 pikë
Gugash Magani (Shkumbini)    :5 ndeshje, 12 pikë

MË TË KËQINJTË
Zlatko Daliç (Dinamo)        :2 ndeshje, 0 pikë
Ilir Daja (Besa)            :4 ndeshje, 1 pikë
Edmond Liçaj (Flamurtari)    :2 ndeshje, 1 pikë
Mirel Josa (Elbasani)        :2 ndeshje, 3 pikë
Agim Canaj (Vllaznia)        :5 ndeshje, 7 pikë
KATEGORIA SUPERIORE
RENDITJET SPECIFIKE SIPAS JAVËVE

Java 17, viti 2008
1. Vllaznia     34    10    4    3
2. Tirana        30    8    6    3
3. Dinamo        29    7    8    2   
4. Besa        28    8    4    5
5. Shkumbini    24    6    6    5
6. Teuta        24    6    6    5
7. Flamurtari    23    6    5    6
8. Elbasani    20    4    8    5
9. Apolonia    18    5    3    9
10.Bylis        17    4    5    8
11.Partizani    13    2    7    8
12.Bylis        13    3    4    10

Java 22, Viti 2009
1. Tirana         41     11     8     3
2. Vllaznia     41    12     5     5
3. Dinamo         38    10     8     4
4. Shkumbini     36    10     6     6
5. Besa         32     9    5     8   
6. Teuta         29    7    8    7   
7. Elbasani     25    5    10    7
8. Flamurtari     25    6    7    9
9. Partizani     25    6    7    9
10.Apolonia     24    7    3    12
11.Bylis         21    5    6    11
12.Lushnja     19    4    7    11

Renditja virtuale e vitit 2009
1. Partizani     5    4    0    1    12
2. Shkumbini     5    4     0     1    12
3  Tirana         5     3     2     0     11
4. Dinamo         5    3    0     2     9
5. Vllaznia     5    2     1     2     7
6. Lushnja     5    1    3    1    6
7. Apolonia     5    2    0    3    6
8. Teuta         5    1    2    2    5
9. Elbasani     5    1    2    2    5
10.Besa         5     1    1     3    4   
11.Bylis         5    1    1    3    4
12.Flamurtari     5    0    2    3    2

NDESHJET NË VITIN 2009

Java 18, 31.01.2009

Dinamo-Tirana         2-4
Besa-Lushnnja        0-0
Bylis-Partizani        0-1
Flamurtari-Apolonia    0-2
Shkumbini-Vllaznia    1-0
Teuta-Elbasani        1-2

Java 19, 04/05.02.2009

Apolonia-Bylis         1-0
Lushnja-Elbasani     1-0
Vllaznia-Besa         4-1
Partizani-Dinamo        1-0
Flamurtari-Teuta        1-1
Tirana-Shkumbini        2-0

Java 20, 15.02.2009

Teuta-Lushnja         1-1
Elbasani-Vllaznia     0-0
Besa-Tirana         1-3
Shkumbini-Partizani     1-0
Dinamo-Apolonia         3-2
Bylis-Flamurtari     1-1

Java 21, 22.02.2009

Tirana-Elbasani         0-0
Partizani-Besa         1-0
Flamurtari-Dinamo     0-2
Vllaznia-Lushnja     2-0
Apolonia-Shkumbini     0-1
Bylis-Teuta         2-0

Java 22, 01.03.2009
Teuta-Vllaznia         4-0
Lushnja-Tirana         0-0
Elbasani-Partizani     0-1
Besa-Apolonia         2-1
Shkumbini-Flamurtari     2-1
Dinamo-Bylis         5-1

E Merkure, 04 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›