E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Austrisë, shenojne Salihi, Kurtishi dhe B. SulimaniSipas faqes së televizionit shtetëror austriak orf.at, Salihi ishte një ndër më të mirët e SV Riedit në këtë takim.

Idrit IDRIZI -Hamdi Salihi me golin e tij të barazimit 2-2, tri minuta përpara përfundimit të 120 minutave dramatike (koha e rregullt përfundoi 1-1), i dha shpresë endërrave të SV Riedit për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Austrisë.

Por, edhe pse sulmuesi shkodran shënoi nga gjuajtjet e penalltive (gjuajti i treti, 2-2), SV Ried u eliminua në çerekfinale nga FC Trenkwalder Admira (4-3), pasi fillimisht Hadzic e më pas Bammer, gabuan nga pika e bardhë për skuadrën e shqiptarit. 

Sipas faqes së televizionit shtetëror austriak orf.at, Salihi ishte një ndër më të mirët e SV Riedit në këtë takim.

Trajneri i SV Ried, Paul Gludovatz tha pas ndeshjes: “Një herë na çuan në çerekfinale penalltitë, tani nga gjysmëfinalet na hoqën po ato”.

Po për çerekfinalet e Kupës së Austrisë shënuan edhe Mensur Kurtishi e Benjamin Sulimani, duke kualifikuar ekipet e tyre, respektivisht Wiener Neustadt dhe ekipi amator i Austria Ëien.

Për në gjysmëfinale u kualifikua pas gjuajtjes se 11-metërshave gjithashtu edhe Austria Wien, ku luan Sulimani i „madh“, Emini, i cili u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, duke u vlerësuar nga faqja e lartpërmendur, gjithashtu si një nga futbollistët më të mirë të ekipit të tij.

E Merkure, 04 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›