Kina se shpejti investuesi me i madh ne Gjermani

Studimet ekonomike vitet e fundit shpesh kane filluar me faktin qe Kina ka spostuar ndonje vend tjeter nga pozicionet kryesuese ne ndonje renditje. Edhe ne statistikat e investimeve gjermane jashte eshte keshtu. Kete vit per here te pare duket se do te investohen me shume para gjermane ne Kine se sa ne vendet evropiane fqinje. Vitet e fundit flukse gjithnje e me te medha parash gjermane kane shkuar ne vendet aziatike ne ekspansion.
Investimet ne vendet ne ekspansion ndihmuan ne rimekembjen ekonomike
Kjo eshte edhe nje nga arsyet pse Gjermania u rimekemb relativisht shpejt pas krizes ekonomike globale thote Volker Treier nga shoqata e dhomave gjermane te industrise dhe tregtise
Vendet e industrializuara gjenden ende ne krize te thelle nderkohe qe vendet ne ekspansion pjeserisht nuk jane prekur fare nga kriza. Ata nuk e kane ndier fare valen e dyte dhe te trete te krizes pasi nuk kane borxh te larte publik. Keshtu prania ne keto tregje solli perparesi te medha per ekonomine gjermane. Ne kete menyre u arrit te kompensohej dobesia e vendeve te industrializuara permes pranise sone te forte ne vendet ne ekspansion te cilat kane shenuar rritje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Firmat kineze investojne kryesisht ne sektorin e prodhimit te makinerive. Azia megjithate ze nje vend te vogel ne totalin e investimeve gjermane jashte. Pjesa me e madhe e kapitalit gjerman jashte vendit eshte investuar ne vendet e vjetra dhe te reja anetare te BE-se pasuar nga kontinenti amerikan. Ne Kine sipermarrjet gjermane deri tani kane investuar 18 miliarde euro ose nje te pesedhjeten e shumes totale te investimeve jashte prej 850 miliarde eurosh. Kete vit dhomat e tregtise me jashte presin nje rekord te investimeve gjermane jashte. Sipermarrjet gjermane do te krijojne vlera prej 100 miliarde eurosh jashte vendit. Kjo eshte rreth nje e teta e asaj qe sipermarrjet gjermane kane investuar jashte vendit gjate dy dekadave te fundit nje rritje drastike.
Hapja e tregjeve te reja me e rendesishme se kostot e uleta
Shume interesante eshte qe sipermarrjet gjermane gjithnje e me pak shkojne jashte per te kursyer kostot. Sipermarrjet investojne jashte per te ngritur ose zgjeruar qendra prodhimi per te hapur tregje te reja - thote Volker Treier.
Por edhe investimet e huaja direkte ne Gjermani kane shenuar rritje. Me dinamike eshte Kina. Per here te pare jane sipermarrjet kineze ato qe bejne me shume investime ne Gjermani deri tani kane qene firmat amerikane. Vitin e kaluar ne Gjermani u realizuan gjithsej 130 projekte me pjesemarrje kineze. Sektori me i preferuar eshte prodhimi i makinerive. Krahas sektoreve te elektronikes dhe prodhimit te makinerive sipermarrjet e huaja ne Gjermani investojne kryesisht ne energjite e riperteritshme.
Autor Mathias Blinger / Eliana Xhani
Redaktoi Aida Cama