Berisha: Opozita të shpalosë alternativat e saj
Kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës të shpalosë alternativat e saj për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Duke bërë një retrospektivë të aksioneve politike të opozitës gjatë 2010-ës kreu i qeverisë theksoi se që pas mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve dhe deri tek protestat në rrugë, synimi i vetëm i opozitës ishte pengimi i liberalizimit të vizave.
“Opozita është e mbyllur në bunker. Ajo duhet të nxjerrë alternativat e saj nëse nuk pranon tonat” theksoi Berisha duke theksuar se kreu i PS-së Rama bojkotoi parlamentin dhe betohej që do të digjte mandatet e deputetëve.
Ai gjithashtu theksoi se Rama duhet t`i jetë mirënjohës një grupi deputetësh të PS-së që nuk pranuan të djegin mandatet.
“Ai e pa që mandatet do t`i merrnin kundërshtarët dhe futi deputetën më Parlament. Këtë e bëri jo për interesat e vendit por për karrigen e tij se do të mbetej G99” theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se opozita kërkon një hetim të zgjedhjeve pa pasur fakte por e mbështetur një ideologjinë e bunkerit të kreut të saj.
Ndërkohë duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 8 majit kryeministri Berisha theksoi se në këtë ditë shqiptarët do të dinë të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe të largohen nga ideologjia e bllokut.