Viti 2011 mbërrin në Australi dhe Zelandën e Re

2011 mbërriti në Australi dhe Zelandën e Re, dy shtete që festojnë të parat ndërrimin e viteve.
Në Australi mijëra turistë janë dyndur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikat strategjike të kryeqytetit Sidni për të parë më mirë shfaqjen e mahnitshme të fishekzjarreve që hidhen nga ura e famshme e qytetit.
Shfaqja e fishekzjarreve zgjat 13 minuta, edhe këtë vit si tradicionalisht organizohet në urën e Portit dhe Shtëpinë e Operas.
Më shumë se një milionë vetë pritet të jenë pjesëmarrës në momentin e ndërrimit të viteve.
Më shumë se një miliard shikues të televizionit pritet të shohin ekspozenë 5 milionë dollarëshe me fishekzjarre, të cilët do të shkrepen rreth urës Harbor në Sidnei.
Ndërsa po afrohet mesnata në Azi, përgatitjet për Vitin e Ri po i bëjnë Kina, Japonia e Korea Jugore.
Në Mianmar, junta ushtarake i ka ndaluar të gjitha fishekzjarret për Vitin e Ri dhe ka thënë se kush kapet duke i shitur ato, përballet me dënime të rënda.
Duke shkuar drejt perëndimit, në Nju Jork, afër 1 milion njerëz pritet të mblidhen për festimin tradicional në Time`s Square.