Hyseni:Kosova s`ka përfituar asgjë dialogu me Serbinë

Kosova jo vetëm që nuk ka përfituar nga dialogu me Serbinë, por edhe ka humbur shumë në aspektin e njohjeve të reja ndërkombëtare. Kështu ka deklaruar ish-shefi i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni ndërsa ka shtuar se këto bisedime nuk kane sjellë asnjë dobi për vendin.
“Përfitimet janë asgjë krahasuar me lëshimet që janë bërë. Unë kam frikë që Kosova do të detyrohet t`i kthehet riparimit të dëmit, te shkaktuar nga këto lëshime. Janë improvizime, janë zgjidhje gjysmake dhe zgjidhjet gjysmake zakonisht rezultojnë me një problem më të madh sesa ai që ka ekzistuar. Asnjë dobi nuk ka sjellë ky dialog”, ka thënë Hyseni.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se konkluzionet e arritura në dialogun Kosovë- Serbi nuk janë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk kanë asnjë mekanizëm garantues për zbatimin e tyre.