Viti i Ri- Rusi: 589 zjarre dhe 67 të vdekur
Njoftimin e bëri sot Ministria e Mbrojtjes Civile. Sipas ministrisë punonjësit e ndihmës së shpejtë kanë arritur të shpëtojnë 77 persona të tjerë që ndodheshin në rrezik për jetën.Numri i madh i zjarreve në shtëpitë ruse lidhet më së shumti me vjetërsinë e ndërtesave, pjesa më e madhe e të cilave që ndodhen në provinca dhe fshatra janë ndërtuar me dru. Një tjetër shkak është edhe mungesa e sistemeve të sakta të sigurisë kundër zjarreve ose mos mirëmbajtja e tyre.