Viti i Ri, femijet duan kallashnikove
Luljeta Ndoka
Nje djalosh 6-vjecar, fytyrerrumbullak dhe me sy blu, e terheq aq shume te emen nga krahu, sa desh e rrezon. Diku tutje, ne tregun cam, i ka zene syri nje kallashnikov, qe do ta bleje patjeter. Vete nuk ka para, por nga ana tjeter ai enderron qe te qelloje disa batare plumbash prej kaucuku nga gryka e armes. Dhe qe te arrije qellimin, ai qan e ulerin, derisa kallashnikovi behet i tiji. Jo vetem vogelushit ne fjale, por as bashkemoshatareve te tij nuk u bejne pershtypje lodrat e shumengjyrshme, spiderman-et, winks-et, apo rambot. Ata duan te luajne me arme. Tregtaret e tregut cam pohojne se pjesa derrmuese e dhuratave qe duan djemte e vegjel jane kallashnikovet. Ka edhe raste kur pelqehen edhe aeroplanet apo heronjte e filmave me kartone, por keto jane me te pakta.
Bledi, nje shites lodrash ne tregun cam, pohon se pjesa derrmuese e lodrave qe ai ka gjendje ne dyqan, perbehet nga