E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri, festime ne gjithë boten

Nga Sidney ne Rio de Zhaneiro, duke kaluar përmes kryeqyteteve evropiane, por sigurisht edhe Nju Jorkut, Viti i Ri u prit me shfaqja fishekzjarrësh, urime për mbarësi dhe puthje te shkëmbyera ne sheshe. Ne Gjermani, berlinezet festuan përpara monumentit historik te Brandenburger Gate. Ne Paris, festimet tradicionale u mbajtën si gjithmonë ne sheshin pranë kullës "Eifel", aty ku shampanja shpërtheu lume. Edhe Londra priti 2011 me një spektakël fishekzjarrësh, ne kullën e Bin Benit. Ashtu si çdo vit, mijëra njerëz nga e gjithë bota u mblodhën ne plazhin e famshëm te Kopakabanes ne Rio për te pritur ne mënyrë madhështore 2011. Një spektakël te veçante përjetuan edhe njujorkezet ne Tajms Skuer.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›