E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë ne Prishtinë kundër Dick Martit

Ne ditën e fundit te këtij viti, shoqata e Familjarëve te personave te zhdukur ne Kosove, ka zhvilluar një proteste, përpara institucioneve, duke dënuar përmbajtjen e raportit te zviceranit Dick Marty, si edhe duke kërkuar zbardhjen e fatit te te afërmve te tyre. Sipas organizatoreve, raportit i Dick Martit, i cili hedh balte mbi Shqipërinë dhe Kosovën, pa patur asnjë fakt konkret. Ata kane paralajmëruar një proteste edhe para selisë se Këshillit te Evropës ne Strasburg. Familjaret e te zhdukurve kërkuan gjithashtu nga Prishtina zyrtare një përgatitje serioze për bisedimet e pritshme me Beogradin, te cilat pritet te fillojnë pikërisht me çështjen e personave te humbur gjate kohës se luftës. Protesta e mbajtur ne Prishtine kishte për qellim sensilizimin e autoriteteve me këtë çështje delikate, e cila ne fakt nuk po ecën me ritmin e duhur kryesisht për shkak të fshehjes së gjurmëve të krimit në shumë vende.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›