Viti i Ri hebre, Rama uron komunitetin në Shqipëri dhe në mbarë botën

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama i uroi sot komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël.
“Le të sjellë ky vit i ri kthimin e të gjitha pengjeve te më të dashurit e tyre. Paqja dhe humanizmi mbizotëroftë mbi terrorin dhe egërsinë”, u shpreh Rama në një mesazh në rrjetet sociale.
Rosh Hashanah në Izrael është një nga periudhat më të veçanta dhe kuptimplota të vitit. Viti i Ri hebre, Rosh Hashanah zakonisht bie gjatë shtatorit, ose fillimit të tetorit.
Rosh Hashanah është një festë dyditore e cila feston fillimin e vitit të ri sipas kalendarit hebre.
/m.m/a.f/r.e/