Viti i Ri ne Japoni, rrugeve

Mijëra japonezë u bllokuan në makinat e tyre në natën e ndërrimit të viteve për shkak të reshjeve rekord të dëborës që goditën Japoninë Perëndimore.
Qindra mijëra persona të bllokuar në rrugë kërkuan ndihmën e ekipeve të shpëtimit.Dhjetëra njerëz e pritën “Vitin e Ri” në rrugë pas rrëshqitjes së një kampioni çisternë në prefekturën e Tatorit në Japoni që bllokoi më shumë se 600 automjete.
"Kam kaluar mbrëmjen dhe kamë dhënë urimet e 2011 nga këtu ,"tha njeri prej drejtuesve të mjeteve të bllokuar në trafik.
U desh ndërhyrja e Trupave japoneze të vetëmbrojtes pasi prefektura Tottori kërkoi ndihmë . Ketyre trupave iu desh te jepnin karburant për makinat e bllokuara, ato shpërndanë batanije dhe madje edhe ushqime .
"Ishte jashtëzakonisht e dobishme që të kishim këto trupa ketu, pasi po na mbaronte karburanti,"tha një shoferët e tij pasi furnizoi makinën e tij.
Mediat lokale njoftuan gjithashtu se 85.600 familje mbeten ne errresire në prefekturën fqinje Shimane pasi dëbora përmbysi linjat e energjisë.
Sipas parahikuesve te motit, Japonia Perëndimore ka shumë gjasa të përballet me borë edhe gjatë së shtunës e së dielës.