E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet ne bote, urimet per nje vit te mbare

E gjithë bota ka festuar ndërrimin e viteve duke uruar për një vit të mirë dhe duke shijuar spektaklet e fishekzjarreve të organizuara për të shënuar nisjen e 365 ditëve të reja.
Qindra e mijëra njerëz u mblodhën në Times Square ne New York City për të sjellë Vitin e Ri të shtunën. Te rrethuar nga forca te shumta sigurie, ata kane nisur te urojne njeri- tjetrin pasditen e djeshme.
 

Kryetari i Bashkisë së New Jork Michael Bloomberg dhe marrësi i medaljes së nderit Salvatore Giunta shtypën butonin një minutë para se të vinte mesnata dhe sfera e kristaltë e shoqëruar nga brohoritja e mijërave të pranishmeve nisi numërimin mbrapsh.
Sfera, e mbushur me trekedesha kristali zbriti 21.3 metra në 60 sekonda.
Në orën 00.00, nga ndërtesa gjigade në Time Squere filluan të binin letra shumëngjyrëshe në të cilat shkruhej urimi për nje vit të gëzuar 2011.
 

Natyrisht që festës nuk i mungoi as kënga simbol "New York, New York" e Frakn Sinatras e cila kulmoi edhe mbrëmjen festive.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›